Komisioni i ligjeve miraton 3 kandidatura

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar sot raportin për 3 kandidaturat që garojnë për 2 vende të Gjykatës Kushtetuese.

3 kandidatët janë Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska që do t’i kalojnë për miratim seancës plenare të Kuvendit.

Këto 3 kandidatura janë vlerësuar sipas pikëve edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kuvendi pritet të zgjedhë brenda 30 ditëve dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Tv Klan