Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se po punohet me ritme për plotësimin e Korridorit 8, ku kanë nisur punimet edhe në Lotin 2 për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se ky aks do të transformohet tërësisht dhe do të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi.
“Po punohet me ritme për plotësimin e Korridorit 8, ku kanë nisur punimet edhe në Lotin 2 për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.
Ky aks do të transformohet tërësisht dhe do të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi
Po punohet gjithashtu me gërmimin, me sistemimin, shtrimin e rrugës brenda kantierit si edhe me përforcimin dhe betonimin e digës lumore”, shkruan Rama në Facebook./tvklan.al