21 aplikime nga kandidatët jo gjyqtarë

U mbyll këtë të enjte afati i dorëzimit të dokumentacionit për kandidatët jo gjyqtarë që duan të bëhen pjesë Gjykatës së Lartë. Mësohet se për tre vendet vakante, për juristët e shquar që nuk vijnë nga gjyqësori, kanë aplikuar rreth 20 persona.

Të gjithë të interesuarit patën dy javë kohë për të dorëzuar dokumentacionin. Tashmë ky dokumentacion do të verifikohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë dhe është i barabartë me procesin e vetingut për ta.

Aplikantët duhet të kenë të paktën 15 vite eksperiencë punë si avokat, prokuror apo ndihmës ligjor. Gjithashtu ata nuk duhet të kenë qenë të dënuar më parë nga gjykatat.

Tv Klan