Ambasadorja e Francës: Në Mars vendimi u mor, por me kusht…

Nga Elbasani, Ambasadorja e re e Francës, Elisabeth Barsacq, u ka kujtuar institucione se Shqipëria ka kushte për të plotësuar për hapjen e negociatave! Mesazhi i Ambasadores vjen pas vetos së qeverisë holandeze, e cila konstatoi se shumica e kushteve të paraqitura që nga muaji Mars nga Këshilli Evropian nuk janë plotësuar ende.

“Duhet ta keni të gjithë parasysh se në Mars të këtij viti Këshilli Europian ka vendosur që negociatat me Shqipërinë të hapen mbi bazën e realizimit të disa kushteve, siç janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, janë kushtet kryesore, por nuk dua t’i përmend me radhë, sepse ato dihen. Plotësimi i këtyre kushteve nuk varet as nga Franca, Kroacia apo Polonia, por nga Shqipëria. Agjencia Franceze e Zhvillimit e cila do të vijë këtu dhe do të financojë disa projekte me Shqipërinë”.

Franca, Holanda, Danimarka, Greqia, Spanja dhe Gjermania ishin shtetet që këmbëngulën në 24 Mars që Shqipërisë t’i përcaktohen 15 kushte për t’u plotësuar në dy faza, për të nisur me konferencën e parë ndërqeveritare, ndër më kryesoret miratimi me konsensus i Reformës së re Zgjedhore dhe ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Duket se ka pak gjasa që këto kushte të plotësohen deri më 17 Nëntor, kur ministrat evropianë të vendosin për Tiranën, nëse do të nisin negociatat brenda muajit Dhjetor apo pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Klan Plus