Krimi në familjen Rrasa në Divjakë

Muret dhe tavani i dhomë ku Hekuran Rrasa qëlloi për vdekje bashkëshorten, Fëllënxën, janë spërkatur kudo me gjak. Policët thanë se nga ajo që dukej nga trupat e pajetë, Hekurani ia kishte vënë armën gruas poshtë mjekrës dhe kishte shkrepur. Pastaj kishte qëlluar edhe veten për vdekje me një plumb në kokë.

Njollat e gjakut nuk e fshehin mjerimin në shtëpinë ku jetonte familja Rrasa në fshatin Babunjë të Divjakës. Varfëria, thotë vëllai i Hekuranit bëhej shkak për sherret mes çiftit, megjithatë askush nuk e kishte menduar fundin tragjik të tyre.

Megjithë krimin e rëndë, policia thotë se nuk kishte pasur denoncime të mëparshme për dhunë. Madje edhe bashkëfshatarët nuk e përshkruajnë Hekuranin si njeri të dhunshëm.

Djali i çiftit të vrarë është i shokuar. Pasi ka humbur prindërit në një mënyrë makabër, arrin të thotë pak fjalë për gjendjen e rëndë ku ndodhet.

Tv Klan