Policia: Autorët kryesorë Rivaldo dhe Bardhok Planaj

Policia shpall në kërkim 4 persona si autorë të sulmit me armë ndaj lokalit të efektivit të forcave Shqiponja në Shkodër, Albert Pjetri. Sipas uniformave blu, Rivaldo Planaj dyshohet si autori kryesor i kësaj ngjarje, pasi polici Albert Pjetri i kishte sekuestruar makinën disa ditë më parë. Efektivi i Shqiponjave e kishte ndaluar dhe kishte vendosur masë, pasi Planaj nuk kishte dokumente.

Në kërkim janë shpallur edhe Bardhok Planaj, Orlando Planaj dhe Mirsad Shtellzaj. Bardhok Planaj është një emër i njohur në Shkodër, pasi është ndaluar dhe arrestuar disa herë dhe cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë. Në 2014-n ai u arrestua për trafik droge në operacionin “Laguna e Vilunit”, por më pas u lirua për mungesë provash. 33 herë u qëllua drejt lokalit të policit Albert Pjetri. Vëllai i tij u shpreh se nuk kanë konflikt me njeri.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 21 e 30 minuta, në afërsi të rrethrrotullimit të ‘5 heronjve të Vigut”. Si pasojë e të shtënave pati vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Tv Klan