Një 32-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë. Ngjarja ka ndodhur në Selanik të Greqisë pranë portit të dielën. Për vetë ngjarjen, autoritetet kanë marrë në pyetje 32-vjeçarin, identitetin e të cilit nuk e bëjnë të ditur.

Oficerët e policisë kanë gjetur pesë plumba në skenën e krimit. Fillimisht për ngjarjen u ndaluan 4 persona, por 3 prej tyre janë liruar për shkak të mungesës së provave.

Mësohet se 32-vjeçari shqiptar është person me precedentë kriminal. Megjithatë policia e Selanikut nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth rrethanave që fshihen pas të shtënave që lanë të plagosur shqiptarin./tvklan.al