“Plumbat qorr vinin nga dritarja dhe përplaseshin në murin e dhomës”



“Plumbat qorr vinin nga dritarja dhe përplaseshin në murin e dhomës”

14:21 24/05/2020

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e veçantë të dy motrave. Etleva dhe Teuta rrëfyen në studio periudhën e vështirë të vitit ’97, kur ato vazhdonin shkollën në Elbasan dhe jetonin në konvikt.

Situata ishte shumë e keqe dhe Teuta tregon se konvikti ishte në kushte të këqija dhe shpeshherë, pumbat qorr përplaseshin në murin e dhomës së tyre.  

Por në këtë periudhë, u lidh edhe një miqësi e fortë mes dy familjeve, për të cilën motrat janë shumë mirënjohëse.

Ardit Gjebrea: Motivi për të cilin ju keni ardhur është familja e..

Teuta: Familja e zotit Xhavit Shehu, cili fatkeqësisht ka vite që ka ndërruar jetë. Por asaj familje në Elbasan, ne familjarisht i detyrohemi jashtë mase shumë, i jemi shumë borxhli. Është kjo periudhë e vështirë që na ktheu në ato vite, mesazhet tuaja që na dhanë një shtysë që të gjithë atë mirënjohje që kemi për atë familje. Kur ishte e vështirë, ishim në një luftë siç jemi dhe sot, por sot nuk kemi armiq.

Ardit Gjebrea: Flasim për vitet ’97?

Teuta: Flasim për vitet ’97, ishte ai viti i kobshëm ku u lidh miqësisa midis dy familjeve tona.

Ardit Gjebrea: Ju të dyja studionit në Elbasan?

Etleva: Unë studioja për matematikë, kurse Teuta në ciklin e ulët.

Teuta: Si tani që vazhdon mësimi online në kushte të jsashtëzakonshme dhe atëherë ishim të detyruar që të rikthehshim pranë auditoreve në universitet, për të vazhduar proçesin mësimor.

Ardit Gjebrea: Ku jetonit?

Etleva: Në konvikt!

Ardit Gjebrea: Ky ishte problemi që në vitin’97 u shkatërrua gjithçka, plumba gjithandej, banda gjithandej, ngjarje të frikshme gjithandej. Dy vajza që duhet të riktheheshin në shkollë dhe për më tepër që duhet të jetonin në konvikt, kur të gjithë kishin ikur nga konvikti.

Teuta: Në një konvikt, që nuk kishte më as kushtet që kishte më përpara, edhe pse ishin kushte të vështira. Ishte e shkatërruar

Etleva: Ishte mbi të gjitha siguria.

Ardit Gjebrea: A kishit frikë natën kur flinit?

Teuta: Shumë sepse ishin plumbat qorr që vinin nga dritarja dhe përplaseshin shpeshherë dhe në murin e dhomës./tvklan.al



Të ngjashme