Këngëtarja Enca Haxhia prej ditësh po shijon pushimet e saj në Dubai, të cilat duket sikur nuk do mbarojnë kurrë për të. Ajo ka ndarë me ndjekësit shpesh herë foto dhe video të ndryshme, ku shihet se po i shijon në maksimum këto pushimet përrallore.

Enca ka shëtitur në vende të ndryshme nga ku ka zbuluar eksperienca të bukura në vendet më të shtrenjta. Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instastory, ku shihet se si maskë mbrojtëse kundër Covid-19 ka vënë një palë reçipeta të zeza dhe shkruan: Kur më thonë të mbaj maskë.

Mesa duket këngëtarja nuk i paska punët dhe aq mirë me vënien e maskës për t’u mbrojtur nga Covid-19!