Monika Luarasi ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare e cila rrefeu historinë e saj të dhimbshme dhe si i ndryshoi jeta pas aksidentit të frikshëm që i ndodhur kur doli nga Universiteti Politeknik në Tiranë. Monika humbi memorjen e saj për muaj me radhe dhe gjatë emisionit tregoi si e rifitoi atë.

Ardit Gjebrea: Si të erdhi memorja?

Monika Luarasi: Ishte periudha kur burri im duhet të shkonte në punë. Dy fëmijët e mi ishin në marrëdhënie shkolle dhe iknin në shkollë, unë nuk kisha me kë të rija në shtëpi, vjehrrën e kisha shumë të vjetër. Burri mori nënën time në telefon, edhe pse ishte rreth të 80-ave, ajo i thotë sille këtu tek mua. Ata jetojnë në Elbasan, por aty ndodhi çudia më e madhe. Pikërisht në ditën e dytë dhe të tretë unë filloj të kem një farë kthese, fillova të bëhesha e përgjegjshme. Unë pyes nënën time se e shikoj veten në karocë dhe ishte e tmerrshme se unë kam pasur një jetë tepër aktive, shikoja që nuk më lëviste dot këmba me fasho. E pyes nënën çfarë më ka ndodhur, pse jam kështu në karocë?  Ata më shpjeguan gjithçka dhe më vonë fillova të bëhësha e përgjegjshme. Pas një jave fillova të kujtoj emrat e familjarëve, të fëmijëve, motrën dhe vëllai dhe gjithçka tjetër.

Ardit Gjebera: E çuditshme që ty të erdhi memorja në shtëpinë ku ti ke lindur. Si u ngrite nga karoca se nuk mbaruan hallet?

Monika Luarasi: Mua më është dashur shumë për t’u ngritur nga karoca. Pas 7-8 muajsh unë arrita të eci përkrahë me burrin dhe me fëmijët sepse vetë nuk mundesha.

Ardit Gjebrea: Ti sot mund të kisha thirrur me dhjetra njerëz , por zgjodhe nënën, pse?

Monika Luarasi: Unë zgjodha nënën time sepse sot në 8 Nëntor nëna ime ka ditëlindjen. Ajo sot mbush 81 vjeç. 80-vjetorin unë ia urova por nuk ia festova dot sepse pikërisht në 17 Tetor unë bëra një operacion tjetër për këmbën për të hequr hekurin dhe 10 bulonat që kisha në kockë. Mezi e prisja këtë vit që ta festonim ditëlindjen bukur, por nga pandemia nuk mundemi. Kjo është edhe një arsye më shumë pse unë e ftova në këtë emision. /tvklan.al