Pas një interviste rreth 2 orëshe, ku Presidenti Ilir Meta ishte në “Opinion” përballë një paneli gazetarësh, fundi i emisionit u shoqërua me shkëmbim dhuratash mes gazetarit Blendi Fevziu dhe kreut të shtetit.

Pasi i dhuroi Presidentit një stilograf, vetë drejtuesi i emisionit i kërkoi kreut të shtetit t’ia jepte dhuratë Kushtetutën. Presidenti Ilir Meta pasi u mendua për disa sekonda pranoi t’ia jepte Blendi Fevziut, por me kushtin që ta mbajë në një vend të nderuar dhe me dinjitet.

Blendi Fevziu: Tani t’ju kërkoj edhe unë një gjë. Më mirë live…

Ilir Meta: Çfarë?

Blendi Fevziu: A mund të ma jepni Kushtetutën tuaj dhuratë?

Lorenc Vangjeli: Është bashkë me reformën në drejtësi brenda ai.

Ilir Meta: Tani…

Blendi Fevziu: Ma jepni një Kushtetutë se nuk ju gjen gjë? Dhuroni Kushtetutën të paktën.

Ilir Meta: OK, por duhet ta mbash në një vend të nderuar.

Blendi Fevziu: Pa diskutim.

Ilir Meta: Dhe të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë që kjo është Shqipëria jonë, kjo është Amerika jonë, kjo është Europa jonë dhe vetëm duke dashur Kushtetutën tonë siç duan amerikanët Kushtetutën e tyre do të bëhemi ai vendi që kanë aspiruar të parët tanë dhe që të jetojnë dhe të shkëlqejnë fëmijët tanë këtu. Unë po e puth dhe ta mbash me dinjitet këtë Kushtetutë.

Blendi Fevziu: Në një vend që nuk ka fotografi politikanësh do ta vendos./tvklan.al