Emocionet si nënë, sidomos në momentet e lumtura me fëmijët, i çmon çdo grua që ka marrë përsipër këtë rol. Një nga këto raste rrëfen edhe politikania Mimi Kodheli në “Rudina” në Tv Klan kur rikujton një prej çasteve të  lumtura në jetë. Një episod i lezetshëm, që padyshim mund ta kenë  përjetuar shumë nëna të rrëmbyera nga lumturia për fëmijën.

Rudina Magjistari: Cila mund të konsiderohet si periudha më e lumtur që ke pasur në jetë, mes gjithë momenteve e çasteve të lumtura që jeton si çdo njeri?

Mimi Kodheli: Besoj që janë gjithmonë të lidhura me familjen, sidomos me djalin, flasim më të lumturat të jetës.  Çast i vështirë lindja, por më i lumturi besoj në absolut. Besoj çast i lumtur momenti kur është laureuar, kur ka marrë diplomën, shumë i lumtur. Aq i lumtur ishte sa ai ishte duke e prezantuar projektin, se ju e dini që është arkitekt dhe unë kisha celularin në dorë me idenë që po e regjistroja. Në fund fare, pas gjysmë ore kuptova që nuk kisha regjistruar asnjë gjë. Kaq e emocionuar isha./tvklan.al