Një person ka humbur jetën në Dibër këtë të diel. Sipas asaj që njofton policia, bëhet fjalë për një 70-vjeçar.

Ai ka qenë duke ecur, por ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë ka rënë në anë të bodrumit të një pallati.

Si pasojë e lëndimeve të rënda i moshuari ka humbur jetën.

“Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh.A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati. Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh.A., ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al