Ky është kërcënimi që Aleksandër Luca i bëri vajzës 19-vjeçare me aftësi të kufizuara, pasi abuzoi me të. Së bashku me një 23-vjeçar rom, i cili është i arrestuar nga policia greke, kryenë marrëdhënie me vajzën pa pëlqimin e saj.

“Nëse do të tregosh, do ta pësosh”

. Me këto fjalë iu drejtua 20-vjeçari shqiptar adoleshentes me aftësi të kufizuara. Avokatja e vajzës ka thënë për mediat greke se 19-vjeçarja u abuzua dy herë. Kjo e fundit ishte frikësuar dhe nuk kishte folur. Pas 1 muaji, kur kishte mësuar edhe që Aleksandër Luca është i përfshirë në përdhunimin dhe vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, vendosi t’i tregonte motrës së saj dhe rrëfeu çfarë kishte ndodhur.

Babai i 19-vjeçares ka thënë se shqiptari së bashku me shokët e tij qëndronin shpesh jashtë shkollës ku studion vajza e tij. Ai aludon se aty Aleksandër Luca ngacmonte vajzat. Një banor i asaj zone konfirmoi për shtypin grek se e kishte parë 20-vjeçarin shqiptar në mënyrë të përsëritur në atë lagje duke pritur jashtë shkollës. Babai i vajzës me aftësi të kufizuara u ka bërë apel edhe banorëve të tjerë të asaj zone që të denoncojnë në Prokurori nëse kanë parë raste të tjera të ngjashme të shqiptarit duke ngacmuar nxënëset.

19-vjeçarja është abuzuar nga Aleksandër Luca dhe një 23-vjeçar rom më 1 Dhjetor 2018 në ishullin Rodos, dy ditë pasi studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi ishte dhunuar, përdhunuar dhe vrarë. Për këtë krim të rëndë është i arrestuar pikërisht shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras 23 vjeç. Të dy kanë pranuar krimin.

/tvklan.al