Shaunagh Robert 34-vjeç dhe nëna e dy fëmijëve gjatë kohës kur po gatuante për natën e Krishtlindjeve, duke qëruar perimet vuri re se në një lakër Brukseli ose ndryshe siç i themi ne lakër e vogël, ishte shëmbëlltyra e Jezusit.

Gruaja u shtang nga shëmbëlltyra e Krishtit në pjesën e poshtme të lakrës dhe menjëherë ka thirrur fëmijët e saj për ta parë.

“Kur e kam parë thashë “o zot, mund të jetë Jezusi” meqë jemi kaq afër Krishtlindjeve. Unë nuk kisha zemër ta gatuaja kështu që e futa në dollap. Pasi u zbeh ajo pamje, unë e hodha atë në kosh”, është shprehurShaunagh nga Anglia. /tvklan.al