Një makinë që vjen me shpejtësi përplas të riun që po hipte në makinën e parkuar para pallatit dhe e hedh në ajër, para se ta përplasë në asfalt.

Ngjarja ka ndodhur të premten në lagjen Eyupsultan në Stamboll dhe gjithçka është filmuar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë.

25-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, që për pothuajse i kushtoi jetën një të riu./tvklan.al