Kishin me vete pajisje të dyshimta

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e 2 shtetasve rusë, një mashkull dhe një femër, të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia. Sipas autoriteteve kosovare, ata janë ndaluar rreth orës 10:30 të së hënës me një makinë me targa të Malit të Zi, e cila është konfiskuar.

Mediat vendase, që citojnë burime nga policia, raportojnë se në makinë ka pasur pajisje të dyshimta që kanë lidhje me fushën e sigurisë. Siç duket nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, shtetasi rus mbante shpesh veshje ushtarake dhe dyshohet se mund të ketë përgatitje të tillë.

Pak kohë më parë në aeroportin e Prishtinës u ndalua një tjetër shtetas rus i cili po filmonte bazën ushtarake.

Tv Klan