Kohë me parë emisioni “Stop” ka denoncuar disa nga shkeljet e gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu. Fetahu ka ndikuar në lirimin e një personi nga qelia, por është dokumentuar edhe roli i saj në falsifikimin e një dosjeje prone.

Gazetari i “Stop” e ndeshi në gjykatë zonjën Fetahu dhe i kërkoi asaj versionin e vet mbi çështjet.  Por gjyqtarja iu hakërrye me sharje e fyerje, duke e kërcënuar me shprehjen: O unë, o ju!

Nga studio e Stop, Saimir Kodra kishte një mesazh për gjyqtaren:

“Gjyqtarja ka një kod etike që nuk duhet ta shfaqë vetëm në sallën e gjyqit. Edhe në shoqëri duhet të jetë shembull, sepse nuk mundet që lart e poshtë të shajë me nënë e me babë dhe atje të bëjë moralistin, nuk funksionon kjo gjë. Pajtime, realisht sot unë Saimir Kodra, besoj do kesh dëgjuar dhe të kanë folur për mua, do e kisha shumë më të lehtë sesa të sforcohesha dhe të mbaja këtë mënyrë të foluri që kam tani. Ti sot doje një reagim tejet personal, ashtu siç ke treguar aty, por për të respektuar të gjithë kastën e gjyqtarëve ku ti fatkeqësisht je pjesë dhe u ke nxirë faqen të gjithëve, unë nuk do të reagoj personalisht sot, ashtu siç ke bërë ti. Por të jesh e sigurt se pas këtij momenti të jesh e sigurt që do të përballesh, siç po përballesh përditë nëpër gjykata me gjithë ato paçavure që ke bërë me sistemin tënd. Çka sot ta deklarojnë dhe miqtë e shokët e tu. Po nëse do të jetë e nevojshme, edhe ata do të të dalin kundër një ditë, o gjyshi i madh”.

“Jo më larg se dje Pajtime Fetahu ishte në Gjykatën e Tiranës. Genc Angjellari, gazetari i Stop vajti për ta pyetur sepse nuk kishim pasur rast tjetër, se cili është komenti i saj në lidhje me vendimet që ka bërë. Dhe sigurisht Pajtimja, se kishte edhe një tjetër, një vazjë me flokët të kuqe, nuk e di ca ishte, po ajo një qytetare, vari…“, shtoi Kodra.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu-Të lutem..! Ik ore, mu hiq…! Këta pse i lejon? Mua më thirrën emrin për gjyq.

Po ik ore, ti tashi, ik ore, na ler rehat! Komentet ik merri atje tek emisioni juaj!

Po ik ore qërohu! Ik ore zhdukuni, se po konsumoni vepër penale! Ndjekja në çdo kohë…, Falsifikimin ik e gjeje në prokurori! Keni bërë kallëzim, ik e gjeje në prokurori! Ik ore fytyrë e ndyrë!

Kam unë tani koment 1 min, sa të…

E di unë, çfarë komenti kam! Do merresh ti me mua? Kallëzimet i kam filluar me ju dhe nuk ju ndahem! O unë, o ju!

“Bravo… Që nga ky moment, sigurisht që Pajtimja do të ketë përballjen e saj, por Kolegji i Lartë Gjyqësor do të keni ju tashmë një padi, për mos reagim të Kodit të Etikës. Nëse deri dje KLD-ja e anashkaloi etikën e saj kur kishte aftësinë e përthithjes së dënimit të gjyqtarit, e përthithjes të atyre ca eurove, sot nuk mundet më të kalojë kjo lloj etike e kësaj gjyqtareje. Ose për ndryshe nesër do të më lejoni edhe mua ju si KLGJ të kem edhe unë thyerjen e etikës time, ndoshta jo si gjyqtar, por si gazetar, dakord?!”, tha më tej drejtuesi i Stop, Saimir Kodra./tvklan.al