Takimi i parë në puntatën e kësaj të hëne në spektaklin Love Story në Tv Klan, ishte ai mes Saimirit dhe Redonës.

Në studio, dy opinionistët diskutuan dhe shprehën mendimet e tyre rreth këtij takimi.

Robert Aliaj tha se dashuria është e vërbër dhe e konsideroi një fenomen që ndodh nga padituria. Por deklaratat e tij shkaktuan debate me analisten tjetër Jerina Lalaj, e cila nuk ndan të njëjtin qëndrim.

Robert Aliaj Dragot: Ajo që më shqetëson vazhdimisht, është që negociohet shumë. Domethënë dashuria është një fenomen që ndodh nga padituria. Biem në dashuri ngaqë nuk dimë se kush është partneri, nuk e njohim fare. Prandaj shpeshherë është ajo që themi dashuria të bën të verbër. Redona m’u duk më e mirë se tha atë që kishte për të thënë, më pëlqeve. Pastaj filloi pazaret. Është shumë e rëndësishme të kuptosh se dashuria është delirante. Humanët dashurinë e kanë gjënë më delirante në jetë, sepse dashurohen kur s’dinë asgjë. Dhe në fakt këtu po ndodh e kundërta, po negociohet, bëhen pyetje deri teknike.

Jerina Lalaj: Replika që kisha me Bertin është që ka disa stile dashurie dhe unë nuk besoj që të gjithë kemi fatin të jemi të dashuruar me shikimin e parë. Për disa funksionon për disa jo.

Robert Aliaj Dragot: Jeri, dashuria nuk ka stile, mos na e bë dhe ti dashurinë tani si… xhaketë.

Jerina Lalaj: Jeta nuk është allishverish, që ta bëri “tak” edhe është dashuri menjëherë. Dashuria e vërtetë është ajo që ty të shtyn të duash gjithçka nga karakteri i të dashurit tënd.

Robert Aliaj Dragot: Po ja fut kot tani… dashuria është e palogjikshme.

Jerina Lalaj: Ti je dashuruar me një njeri pa e njohur fare?

Robert Aliaj Dragot: Po! Do dashurohesh sepse pikërisht prandaj bie në dashuri.

Jerina Lalaj: Po kjo është e pamundur Berti.

Alketa Vejsiu: Robert, pse e dominon me arrogancë diskutimin me një vajzë dhe i thua ti ja fut kot.

Robert Aliaj Dragot: Sepse dashuria është i vetmi fenomen që s’ka logjikë.

Alketa Vejsiu: Dakord, por mos i thuaj Jerinës ti ja fut kot. Të lutem pranoje të kundërtën.

Robert Aliaj Dragot: Dashuria s’ka logjikë. Dhe në qoftë se ju doni të fusni logjikë në dashuri, unë nuk jam për këtë diskutim fare.

Jerina Lalaj: Si jetohet me një njeri pa futur logjikën në përdorim?

Robert Aliaj Dragot: Pasi ke rënë në dashuri, pasi ke ndërtuar diçka, aty futet kompromisi se sa ti je i ndërgjegjshëm për t’u futur në këtë aventurë, për të krijuar familjen.

Alketa Vejsiu: Ka dhe një dashuri tjetër të cilën ne këtu mbase nuk e njohim. Është dashuria e Vera Grabockës për Timo Fllokon të cilin e dashuroi pa e parë fare.   /tvklan.al