“Po-ja” për Shqipërinë, Basha: Tani gjithçka është në dorën tonë

“Po-ja” për Shqipërinë, Basha: Tani gjithçka është në dorën tonë

14:38 24/03/2020

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian vendosi këtë të martë që t’i japë dritën jeshile çeljes së negociatave për anëtarësim Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vendimin e përshëndeti kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur kushtet e vendosura nga vendet anëtare.

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre”, shkruan Basha në një postim në Twitter.

Në një reagim të dytë kreu i demokratëve shtoi se “sa më shpejt të plotësojmë detyrimet aq më parë do të bejmë realitet ëndrrën e shqiptarëve”.

Ndërkohë pritet që në orën 15:30, Kryeministri Edi Rama të ndajë një mesazh me qytetarët për vendimin e marrë nga ministrat e 27 vendeve anëtare të BE. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi