Policia kufitare ka goditur një tjetër rast të parave të padeklaruara në doganë. Në aeroportin e Rinasit, policia ka zbuluar 26.500 Euro të padeklaruara të cilat i posedonte 38-vjeçari me iniciale J.S.

Ky i fundit do të udhëtonte jashtë Shqipërisë dhe nuk kishte deklaruar shumën e parave sipas ligjit. Paratë u sekuestruan si provë, ndërsa materialet u referuan në prokurori për veprën penale të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

/tvklan.al