Një aksident i rëndë ndodhi këtë të mërkurë në aksin rrugor Vlorë-Fier. 2 makina përplasën një bari të zonës, i cili dyshohet se po tentonte të kalonte rrugën.

Gazetarja Pamela Dhimaj raporton paraprakisht se 74-vjeçari Naun Kaçani, mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital.


Përveç dëmeve të shumta materiale, nuk raportohet për të lënduar në automjetet që u përfshinë në aksident. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al