Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Ministrisë së Jashtme, ku është përplasur një punonjësi i këtij institucioni teksa po kalonte tek vizat e bardha.

Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, i aksidentuari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

/tvklan.al