Po kthehej në shtëpi tek bashkëshortja, fati tragjik i shqiptarit

Po kthehej në shtëpi tek bashkëshortja, fati tragjik i shqiptarit

19:03 04/10/2019

Një ngjarje tragjike ndodhi orët e para të së premtes në Treviso të Italisë fqinje, ku një 35-vjeçar shqiptar u shua në një aksident me motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:50, në Bessica di Loria.

Viktima është Redian Abllanica, i cili jetonte në Rossano Veneto (Vicenza). Sipas mediave fqinje, ai humbi kontrollin e skuterit të tij Yamaha Majestic 400, duke dalë jashtë rruge, pasi goditi më parë trotuarin.

Përplasja ishte shumë e fortë dhe shqiptari gjeti vdekjen në vendngjarje. Alarmi u dha nga kalimtarë të rastit. Ndonëse në ndihmë të 35-vjeçarit shkuan shërbimet e ndihmës së shpejtë, ai nuk u arrit të shpëtohej.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga agjentët e policisë rrugore të Treviso-s. Këta të fundit përjashtojnë mundësinë që në aksident të jetë përfshirë një mjet i dytë. Dyshimet janë se teksa i afrohej rreth rrotullimit, Abllanica ishte me shpejtësi të lartë dhe humbi kontrollin e motorit. Ai mësohet se po kthehej në shtëpi tek bashkëshortja./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi