Një grua 41-vjeçare ka rrëfyer në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, dhunën dhe vuajtjet që ka hequr në familjen e burrit që ishte nga komuniteti rom. Sa shkoi në atë shtëpi, ajo është keqtrajtuar dhe rrahur nga të gjithë pjesëtarët e familjes. Lindi 3 fëmijë nga kjo martesë, por pas kalvarit të gjatë të vuajtjeve ajo vendosi të ndahej.

41-vjeçarja ka përmendur një rast që ka ndodhur 2 muaj para se të ndahej. Vjehrra e saj shkon dhe e godet me legen kur ishte duke larë enët. Kishte shkuar tek e bija dhe i kishte thënë që më vrau nusja. Kunata shkon dhe e nxin në të gjithë trupin duke e rrahur.

Mirela Milori: Kaq shumë të theu saqë t’i nuk e falje dot më dhe për tre fëmijët?

41-vjeçarja: Absolutisht jo, nuk mundesha dot më, se dhunë ai, dhunë familja e tij. 2 muaj para se të ndahesha, qe një moment që po laja enët në mëngjes në shtëpi, më vjen vjehrra dhe më godet me legen pas koke kot, thjesht provokim që unë t’i ktheja dorë. Vjehrra i thotë kunatës më vrau nusja duke e ditur që unë nuk e preka fare me dorë. Më vjen kunata atë ditë dhe më bën shenja, shenja, më rreh, katastrofë.

Mirela Milori: Pse duhet të bëje 3 fëmijë dhe të jetoje kaq gjatë me një familje të tillë.

41-vjeçarja: Sepse doja burrin, por erdhi një moment që unë nuk duroja dot më.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi me fëmijët?

41-vjeçarja: Unë nuk kisha ku t’i çoja fëmijët se s’kisha, mamin e kisha me qira, me nusen nuk shkonte mirë dhe i thashë sa të sistemohem unë, do i mbash ti. Pastaj do ta tregojë koha. Tani në 2020 është bërë ndarja dhe unë nuk dija asnjë gjë dhe nuk do ta kisha ditur akoma.

Mirela Milori: Pra bëtë një lloj konsensusi që të mbante fëmijët derisa sa të qetësoheshe dhe të gjeje një vend dhe ndërkohë ai hap procedurën e divorcit?

41-vjeçarja: Po, ka thënë që ka braktisur fëmijët, por nuk ka nënë që braktis fëmijët Mirel.

Mirela Milori: Ti u njoftove?

41-vjeçarja: Absolutisht jo.

Mirela Milori: Sepse ti konfiguroje në Gjirokastër, por kishe ardhur në Tiranë?

41-vjeçarja: Në Shkodër në Tiranë.

Mirela Milori: Dhe posta nuk të gjeti vendndodhjen kur rrije ti?

41-vjeçarja: Ai e dinte shumë mirë kur rrija unë dhe mund t’ja thoshte. E shfrytëzoi këtë moment, dhe ai pret tani që të bëjë bashkim familjar me atë tjetrën që ka bërë kurorë dhe të më marrë fëmijët, unë këtë gjë nuk e dua (qan). Me fëmijët kam folur fshehurazi, para një jave kam shkuar i kam takuar fshehurazi dhe pas 2 minutash në këmbë me vajzën, më tha mami të lutem ik sepse do vijë halla dhe do plasë sherri. Me djalin e madh kontaktoja shumë mirë, kohët e para por erdhi një moment që më shante, më ofendonte. Në momentin që më pa atë ditë, erdhi mu hodh në qafë. Ku janë ato llafe që më shaje, i thashë. Fëmijët i kanë mësuar shumë keq, nuk i lënë të më takojnë. /tvklan.al