Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kuçovës.

Policia njofton se viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është goditur nga një automjet që drejtohej nga 49-vjeçari me iniciale A.M.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al