Po lëvizte me biçikletë, por përplaset nga makina

Foto ilustruese

Po lëvizte me biçikletë, por përplaset nga makina

18:56 15/12/2019

Humb jetën pas disa orësh në spital 68-vjeçari

Një aksident i ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit i kushtoi jetën një 68-vjeçari këtë të diel. Viktima, i identifikuar nga policia me iniciale B.Xh dhe banues në fshatin Vërdovë, lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet.

Ai mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë disa orë më vonë.

68-vjeçari u aksidentua nga një makinë që drejtohej nga një 25-vjeçar nga Tirana. I riu me iniciale R.A u arrestua nga policia./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi