Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Maknor, në Pezë. Policia sqaron se rreth orës 14:45 një 17-vjeçare është rrëzuar nga biçikleta dhe për fat të keq ka ndërruar jetë.

Ajo është dërguar menjëherë nga familjarët në spital, por ka marrë dëmtime të shumta dhe nuk ka mundur dot të jetojë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave./tvklan.al