Ashtu si procesi i votimit këtë të Dielë, situata në selinë rozë paraqitet mjaft e qetë. Kështu raportoi për “Opinion” gazetarja Sibora Bitri.
“Nëse s’do dinim që është 11 Maji dhe ka zgjedhje, situata krejt normale. Më shumë ka prezencë të mediave, ka ndonjë prezencë tek tuk të qytetarëve kuriozë. Shumë qetësi… Ka ndonjë militant apo qytetar që herë pas here marrin ndonjë pije freskuese, kur i pyet po i merrni për festë. Ngrenë supet dhe thonë nuk e di. Ose e kanë të sigurt që fitojnë ose kanë ndonjë surprizë”, raportoi ajo.
“Zgjedhjet më pa emocion që mbaj mend”, shtoi moderatori i emisionit Blendi Fevziu.
Njihuni me çdo raportim dhe përditësim minutë pas minute në zgjedhje.tvklan.al! Po ashtu, ndiqni live emisionin maratonë të “Opinion”. KLIKO KËTU!
/tvklan.al