Një burrë u mbyt duke u larë në det ditën e sotme rreth orës 13:45 në lagjen Nr.13 të qytetit të Durrësit. Viktima, i paidentifikuar ende, është rreth 65 vjeç.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, i ndjeri ka kërkuar ndihmë teksa ishte duke u larë në det. Ai ka bërtitur “po mbytem, po mbytem”, sipas dëshmitarëve okularë që kanë përshkruar ngjarjen.

Për fat të keq, ishte shumë vonë për t’i shkuar në ndihmë. Trupin e pajetë e nxorri deti afro 2 metra larg bregut, e prej andej kanë qenë pushuesit të cilët e tërhoqën në breg.

Tvklan.al ka siguruar edhe një video të dërguar nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo”, ku duken momentet pak çaste pas nxjerrjes së trupit në breg.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe ambulanca. Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, teksa autoritetet po punojnë për identifikimin e tij. /tvklan.al