
“Po më acaron nervat”, Xhesika e tensionuar me Denisin! Çfarë i kërkon?
Në episodin ditor të Love Island Albania që u transmetua në orën 18:20 në Televizionin Klan, Xhesika ka shumë pyetje për Denisin në lidhje me marrëdhënien që u shkëput jashtë vilës, por duket se ky i fundit nuk po i jep përgjigjet e duhura.
Xhesika pretendon se Denisi nuk është treguar i sinqertë me të.
Ajo në një moment i ka kërkuar që të largohet: “Denis sinqerisht të kamë shumë xhan, por po më acaron nervat, të lutem më lër vetëm”.
Nga ana tjetër Denisi duket i vendosur për të qëndruar deri në fund, madje shprehet se ndihet shumë mirë kur bisedon me Xhesikën.
“Dua ta shpreh këtë që dua dhe mos u lut sepse do ta përfundoj. Femra është shumë emocionale dhe do të ndikonte shumë në marrëdhënien tonë”, përfundoi Denisi.
Ndiqni episodet ditore të Love Island Albania çdo ditë në orën 18:20.
Videon e plotë të bisedës së tyre e shikoni më poshtë./Love Island Albania