Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se dieta mund të dobësojë kockat dhe kjo mund të jetë një problem shumë i madh sidomos për ata që merren me stërvitje intensive sepse rritet rreziku i lëndimit.

Disa ekspertë shprehen se dieta mund të jetë efektive vetëm për një periudhë të shkurtër kohe. Madje sipas studimit një dietë afatgjatë mund të dëmtojë muskulin e zemrës.

Kur një person mban dietë, nivelet e ulëta të karbohidrateve bëjnë që niveli i sheqerit në gjak të bjerë dhe trupi fillon të zbërthejë yndyrën për ta përdorur si energji dhe kjo çon në humbje në peshë.

Nutricionisti dhe themelues i Nosh Detox, Geeta Sidhu-Robb u shpreh: Dieta jep rezultat më të mirë kur zbatohet nga një deri në dy javë./tvklan.al