Emisioni “Stop” sot u është drejtuar qytetarëve për çështjen e Detit. Klinton Zeqiraj ka dalë në rrugët e Tiranës dhe ka pyetur qytetaerët lidhur me marrëveshjen e kufirit detar, që është rikthyer sërish në qendër të debatit politik dhe publik.

Shumë qytetarë duket se nuk janë të informuar për këtë çështje, por nuk mungojnë përgjigjet e tyre me humor. “Nuk marr vesh nga këto gjëra”, thotë një qytetarët, ndërsa një tjetër shprehet se Greqia nuk duhet të marrë asnjë milje nga deti. “Asnjë milje nuk duhet të marrë. Greqi kërkon p***** e sëmës”, shprehet ai.

Një burrë i moshuar shprehet se nëse e ka thënë Rama çështja do të zgjidhet, por ai nuk është dakord që Greqia të marrë det./tvklan.al