Ying dhe Yang. Kështu u dukën Eva Murati dhe Olta Beqiri në natën e tretë të “Kënga Magjike”. Olta e veshur në një fustan të bardhë me zbukurime të praruara e mëngë të fryra ishte e kundërta e Evës  që zgjodhi një fustan të zi elegant me një krah dhe të çarë përgjatë këmbës.

Ardit Gjebrea i besoi ngjyrës blu të errët në një kostum që vezullonte nga xixat e jelekut dhe xhaketës.

Veshja e dytë e Eva Muratit ishte një fustan i gjelbër satini, të plotësuar nga një varëse e madhe floriri me një gur të çmuar në të njëjtën ngjyrë si fustani. Olta Beqiri u frymëzua nga veshja e Gjebreas. Ngjyra e fustanit të saj ishte në nuancat e blusë së thellë, me mëngë të varura e të rrudhosura dhe vathë të mëdhenj në të njëjtën ngjyrë, teksa grimit i shtoi edhe shkëlqyes në buzë./tvklan.al