Policia në bashkëpunim me IKMT kanë zhvilluar sot një aksion në Sarandë pas denoncimeve të bëra nga qytetarët se dy persona po mbushnin hapësirën ujore në afërsi në bregut të detit, duke hedhur inerte në mënyrë të kundërligjshme.

Në pranga kanë rëndë dy persona F. M., 40 vjeç dhe I. B., 56 vjeç, banues në Sarandë, të cilët akuzohen se po ndërtonin në mënyrë të paligjshme një mol në bregdet.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se  këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin po ndërtonin mol në breg te detit por nuk kishin marrë leje për këtë ndërtim.

Tashmë kundër dy të arrestuesve rëndon akuza  “Ndërtimi i paligjshëm” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al