Një aksion anti-drogë i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e 800 kg marijuanë në Bari, si dhe janë arrestuar tre trafikantë.

Dy prej tyre janë shqiptarë, kurse i treti është një shtetas italian. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë. Së bashku me sasinë narkotike, janë sekuestruar edhe 32 mijë Euro, një pistoletë, dy kamionë dhe dy automjete.

Mediat italiane raportojnë se trafikantët u arrestuan në flagrancë në momentin kur po shkëmbenin hashashin me paratë. Sipas të dhënave paraprake, lënda narkotike është transportuar nga Shqipëria drejt brigjeve të Italisë Jugore.

Hetuesit italianë kishin marrë informacione për këtë rast të trafikut të marijuanës dhe organizuan operacionin për të arrestuar në flagrancë trafikantët. Hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar këtë rrjet droge dhe për të indentifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./

tvklan.al