Tirana International Airport ka njoftuar këtë të hënë se do të rifillojnë fluturimet nga disa destinacione, por nën masa të rrepta higjiene.

Në një njoftim publik, thuhet se nisin sërish fluturimet  njofton me Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14:20 dhe niset në 15:05.

Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14:30 dhe niset në 15:00

Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18:15

Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19:25 dhe niset në 20:05

“Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme”.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

“Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare. PO ngrihemi”. /tvklan.al