Po pakësohet rëra në botë – TV KLAN

Po pakësohet rëra në botë

Është rritur në gjithë botën kërkesa për rërë e zhavorr që gjithnjë e më tepër po vidhen nga plazhet dhe lumenjtë duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor. Kjo vjen si pasojë e rritjes së urbanizimit dhe zhvillimit të infrastrukturave, pra rritja e ndërtimeve në rang botëror, me një rritje që llogaritet në 5.5% në vit.

Alarmi jepet nga OKB që bazohet në raportin e fundit në lidhje me këtë problem mjedisor që si pasojë e gërryerjes se shtrateve të lumenjve, grykëderdhjeve të tyre e plazheve, provokohet ndotje e përmbytje.

Nga statistikat rezulton se kërkesa për rërë e zhavorr është trefishuar në 10 vjeçarin e fundit, duke numëruar aktualisht 40-50 miliardë tonelata të këtyre materialeve në vit.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*