Një 45-vjeçar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të diele në Maliq, teksa pastronte armën e gjahut. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në shtëpinë e viktimës, në fshatin Zëmblak. 45-vjeçari po pastronte çiften, që e kishte me leje, kur arma dyshohet se iu shkrep aksidentalisht duke i marrë jetën.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia e maliqit në një njoftim për mediat./tvklan.al