Një burrë në Australi humbi jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen. Sipas mediave bëhet fjalë për një 36-vjeçar, i cili u kafshua në këmbë ndërkohë që po peshkonte në ujërat e Fraser Island në Queensland.

Një ekip mjekësor u mundua që t’i jepte ndihmën e parë të riut në bregun e detit, por ai u shpall i vdekur disa momente pasi ata kishin shkuar atje.

Ky është sulmi i katërt nga peshkaqenët me pasoja për jetën në Australi për këtë vit. Policia deklaroi disa orë më vonë se viktima kishte rreth 2 orë e gjysmë që ishte kafshuar kur iu dha ndihma e parë.

Peshkaqenët janë shumë të zakonshëm në Australi. Muajin e kaluar një 60-vjeçar vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen i bardhë rreth 3 metra ndërkohë që po bënte sërf.

Në prill, një 23-vjeçar u sulmua dhe humbi jetën ndërkohë që po lahej në det. Ndërkohë në Janar humbi jetën një 57-vjeçar./tvklan.al