Një punëtor është plagosur gjatë orarit të punës të enjten. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Mëzes. Mësohet se 46-vjeçari L.S është dëmtuar teksa punonte në një objekt. Ndërkohë në prokurori është proceduar një 30-vjeçar pronar i objektit.

“Më datë 03.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S. P., 30 vjeç, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në Fushë Mezez, duke punuar në objektin në pronësi e këtij shtetasi është dëmtuar punëtori shtetasi S. L., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al