Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, paralajmëroi se të mërkurën do të jetë i ftuar drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame.

Fevziu theksoi se ai do të flasë për problematikat në lidhje me pronat në bregdet duke marrë shkas pas atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja.

Por gazetari Artan Hoxha, i cili ishte i ftuar këtë të martë në emision, i kërkoi Blendi Fevziut që t’i drejtojë një pyetje Lames ditën e nesërme.

Artan Hoxha: Ta them një pyetje që do i bësh se nuk do jem nesër.

Blendi Fevziu: Do ta bësh pyetjen? Bëja se ja përsëris unë nesër. Lame dëgjoje se po ta bën që sot që të përgatitesh me shkrim.

Artan Hoxha: Pyetja që do i bësh nesër është sa drejtorë të Aluiznit dhe Hipotekës, se janë bërë bashkë, janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit dhe në cilët qytete të republikës.

Blendi Fevziu: Në rregull, e bëre pyetjen e do ta bëj dhe unë. /tvklan.al