Po tani? Instagram merr vendimin e rëndësishëm

Posta

Po tani? Instagram merr vendimin e rëndësishëm

12:50 25/10/2019

Së fundmi, rrjeti social Instagram ka marrë një vendim për të hequr filtrat që promovojnë kirurgjinë kozmetike.

Kjo lidhet me shqetësimet e kohëve të fundit, se ato dëmtojnë rëndë shëndetin mendor të njerëzve. Sipas hulumtimeve, filtrat që ndryshojnë tiparet e fytyrës mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen keq në lidhje me mënyrën si ata ndihen. Instagrami ka bërë të ditur, se heqja e filtrave ka të bëjë me promovimin e mirëqenies.

Ne jemi duke rivlerësuar politikat tona, ne duam që filtrat tona të jenë një përvojë pozitive për njerëzit. Ne do t’i heqim të gjitha efektet që lidhen me kirurgjinë plastike nga galeria dhe njëkohësisht do ndalojmë miratimin e mëtejshëm të efekteve të reja”, shprehet një zëdhënës.

Instagram shtoi më tej, se nuk dihej me siguri sa kohë do duhej për të hequr të gjitha filtrat, por shumë përdorues e mirëpritën ndalimin.

Në muajin Gusht, një azhornim në aplikacionin Instagram lejoi përdoruesit të krijojnë efektet e tyre virtuale, të tilla si animacione dhe filtra të personalizuara të fytyrës, që mund të mbivendosen në foto dhe video. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT