Një 37-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kukësit. Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se F.D. 37 vjeç është kapur duket tranportuar 25 emigrantë dhe do i ndihmonte të kalonin kufirin.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë së Kukësit, në vendin e quajtur Lugina e Drinit, me automjetin tip “Ford, fugon”, me të cilin po transportonte 25 shtetas sirianë”, njofton Policia.

 Po ashtu mësohet  F.D, do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme./tvklan.al