Një 20-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Gjirokastër. Policia bën me dije se 20-vjeçari me iniciale A.L. është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në afërsi të fshatit Peshkëpi, duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Tashmë çështja po hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./tvklan.al