Itali- Një shqiptar me banim në Gjermani është vënë në pranga nga Guardia di Finanza italiane, pasi në automjetin e tij i janë gjetur mbi 10 kilogramë kokainë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identitetit i të cilit nuk bëhët i ditur është ndaluar nga Guardia di Finanza në dalje të autostradës, Affi, Verona, dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është sekuestruar një sasi kokainë, e cila kap vlerën e 1 milion Eurove nëse do të hidhej në treg.

Ishte qeni antidrogë i Guardia di Finanzas ai që shkoi mënjëherë në vendin ku shqiptari kishte fshehur sasinë e lëndës narkotike.

Droga e llojit kokainë ishte vendosur në 9 pako, ku secila peshonte më shumë se 1 kilogram.  Trafikanti shqiptar është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në Verona./tvklan.al