Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuari ka ndodhur sot në Durrës. Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur në orën 10:10, në rrugën “Martin Camaj”.

Makina tip “Benz” që drejtohet nga G. C., ka aksidentuar R. M., rreth 60 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Mësohet se i moshuari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al