Një aksident ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shëngjin. Sipas Klan News një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtylle elektrike ne anë të rrugës.

Siç shihet dhe nga pamjet, shtylla elektrike rrezikon të rrëzohet, ndërsa mjeti nuk ka pësuar dëmtime.

Po ashtu bëhet me dije se dhe shoferi nuk ka pësuar lëndime. Deri tani bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit./tvklan.al