Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tentativa”, shërbimet e policisë kanë gjetur në oborrin e banesës së 53-vjeçarit Shkëlqim Hoxhaj bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Si rezultat i veprimeve të koordinuara policore, në tentativë për t’u larguar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 53-vjeçarit, Shkëlqim Hoxhaj që iu gjetën bimët e kultivuara dhe lënda narkotike në banesë.

Në vijim të kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë duke ujitur bimët narkotike të kultivuara në tokën e tij, vëllai i tij, 51-vjeçari, Ramadan Hoxhaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./tvklan.al