Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali pasi akuzohet si shpërndarës droge. Mediat vendase bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, atij i është gjetur një sasi droge që do e trafikonte.

Bashkë me të mësohet se ka rënë në pranga dhe një shqiptar tjetër, por dhe një italian të cilët kishin ngritur një rrjet trafikimi të drogës.

Hetuesit kishin disa ditë që e mbanin nën vëzhgim të riun, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, pasi dyshonin se ai kryente një aktivitet të jashtëligjshëm.

Policia pas disa ditësh vëzhgime, vendosi që të ndërhynte këtë të shtunë dhe e kapi duke i dhënë drogë një klienti italian. Shqiptari tentoi të arratisej me makinë, por nuk arriti të ikte dot.

Pas prangosjes atij i është bërë dhe një kontroll në banesë, ku i është gjetur një sasi prej 160 gramë kokainë dhe 1500 Euro që dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal./tvklan.al